LAJMI I FUNDIT:

U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe 82 mijë dollarë amerikan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe 82 mijë dollarë amerikan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krëhra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre.


“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak”, thuhet në njoftim.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
Kalo në kategori