LAJMI I FUNDIT:

U kap nga kamerat duke i thënë trajnerit të ketë kujdes pas zëvendësimit, Ronaldo thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

U kap nga kamerat duke i thënë trajnerit të ketë kujdes pas zëvendësimit, Ronaldo thyen heshtjen dhe tregon të vërtetën

Portugalia ka humbur ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, por ka arritur të kaloj tutje në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Portugezët u mposhtën 2-1 nga Korea e Jugut, në një ndeshje që nuk shkoi mirë për Cristiano Ronaldon, pasi asistoi gabimisht te kundërshtari dhe humbi një rast të artë shënimi.

Por në momentin e zëvendësimit në minutën e 65-të, mediat e ndryshme evropiane raportuan se Ronaldo kishte një porosi për trajnerin Fernando Santos.


“Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”, raportuan mediat se Ronaldo i tha trajnerit para se të ulej në bankë.

Por vet portugezi ka mohuar se ka pasur përplasje me trajnerin e tij.

“Ajo që ndodhi ishte para zëvendësimit tim, lojtari i Koresë së Jugut më tha të largohesha shpejt. I thashë të mbyllte gojën se nuk e ka atë autoritet. Nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me trajnerin”, tha Ronaldo për mediat portugeze.

Gjithsesi në rast se CR7 i ka thënë vërtetë ato fjalë trajnerit, atëherë vështirë se ylli portugez mund të luaj në 1/8 e finales në Kupën e Botës, pasi Fernando Santos njihet si trajner autoritativ. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori