Pas një televotimi mjaft emocionues, Gerta Gixhari është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke u mirëpritur me gëzim nga të gjithë banorët, përfshirë edhe vetë Gjestin.
Pasi kaloi momente të vështira dhe u vendos para një vendimi të madh, Gerta nuk e fshehu emocionin dhe mirënjohjen për mundësinë e dytë që i dha publiku. Menjëherë pas rikthimit të saj, ajo u përball me Gjestin dhe shprehu keqardhjen e saj për incidentin që ndodhi mes tyre.
“Nëse do të rikthehej sërish ajo situatë, sigurisht që nuk do ta bëja”, u shpreh Gerta, duke reflektuar mbi ngjarjen që çoi në skualifikimin e saj të përkohshëm.
Ajo shtoi gjithashtu se ka kërkuar falje edhe familjarëve të Gjestit, duke qenë e vetëdijshme se situata mund t’i ketë shqetësuar ata.
“Iu kam kërkuar falje familjarëve të tu”, i tha ajo Gjestit, i cili e mirëpriti ngrohtësisht duke treguar se mes tyre tashmë ka paqe.
Ky moment u përshëndet nga të gjithë banorët, të cilët u treguan të lumtur për kthimin e saj dhe e përqafuan, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe të qetë në shtëpi. Tashmë, Gerta ka një mundësi të re për të vazhduar lojën, ndërsa mbetet për t’u parë si do të ndikojë ky rikthim në dinamikat e shtëpisë dhe marrëdhëniet mes banorëve. /Telegrafi/