Tyson Fury thuhet se nuk do të humbët titullin e kampionit WBC në peshat e rënda edhe nëse suspendohet nga boksi për tetë vite.

The Gypsy King po hetohet nga autoritetet e anti-dopingut për të dytën herë rreth përdorimit të substancave narkotike.


Një fermer kishte zbuluar se atij i janë ofruar 25 mijë euro vetëm që mos të tregojë se Fury dhe kushëriri i tij nuk kanë blerë mish derri dhe gjedhi nga ai.

DeontayWilderFuryTyson e1582975915593 Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Por, Martin Careffot nuk ka hezituar të flas dhe ka zbuluar se britaniku ka përdorur substanca narkotike në vitin 2015 dhe në vitin 2017, duke i kërkuar atij që të thotë se ata kanë përdorur shumë  mish derri.

Nëse vërtetohet një gjë e tillë, atëherë Fury do të përjashtohet nga boksi për tetë vite, mirëpo çuditërisht titulli mund të mbetet tek ai.

Kujtojmë se kampioni në fuqi e mposhti Deontay Wilderin në muajin e kaluar për ta rrëmbyer titullin WBC në peshat e rënda. /Telegrafi/

telegrafi sport app