LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury nis bisedimet për t’u përballur me një kundërshtar befasues

Tyson Fury nis bisedimet për t’u përballur me një kundërshtar befasues

Tyson Fury thuhet se ka hapur bisedimet me boksierin që e mposhti Joe Joycen, Zhilei Zhang për një luftë për titullin WBC.

Kinezi 40 vjeçar mundi Joyce me nokaut teknik në raundin e gjashtë pasi britaniku pësoi një lëndim të rëndë në sy.

Zhang fitoi titullin e përkohshëm WBO në peshën e rëndë duke mposhtur Joycen, i cili më parë kishte qenë i pamposhtur si profesionist.


The Chinese boxer beat Joyce by sixth round technical knockout after he suffered an eye injury

Titulli e bën Zhang sfiduesin e detyrueshëm të WBO ndaj Oleksandr Usyk, megjithëse ukrainasi fillimisht pritet të përballet me britanikun Daniel Dubois.

Promovuesi i Furyt, Bob Arum i tha Ringside Reporter: “Ne jemi duke u fokusuar te djaloshi kinez që mundi Joe Joyce, Zhilei Zhang, ai është kryesuesi për atë luftë”.

“Ka të ngjarë për korrikun, ne po përpiqemi ta mbyllim atë gjatë kësaj fundjave”, ka shtuar ai.

Usyk e pranon se ishte "shumë i lumtur" kur lufta me Furyn dështoi
Lexo po ashtu Usyk e pranon se ishte "shumë i lumtur" kur lufta me Furyn dështoi

Ndërsa Zhang kishte thënë: “Më pëlqen të sfidoj më të fortët. Siç thashë para luftës, vetëm duke mposhtur më të fortët mund të bëhet më i fortë”.

“Dhe tani, njerëzit ndoshta mendojnë se unë nuk jam mjaftueshëm i fortë, sepse ka kampionë të vërtetë boksi mbi mua, si Tyson Fury dhe Anthony Joshua”.

“Edhe pse Joshua nuk është kampion tani, ai e ka zotëruar sportin dhe ka sunduar për shumë vite”.

Tyson Fury has reportedly opened fight talks with Joe Joyce's conqueror Zhilei Zhang

“Ata janë të gjithë luftëtarë të fortë. Kështu që unë dua të sfidoj ndonjë prej tyre. Në këtë mënyrë, gradualisht mund të bëhem më i fortë”.

“Unë do t’u tregoj të gjithëve, do t’i tregoj botës, të gjithë tifozëve të boksit, fuqinë kineze”, ka shtuar më tej ai.

Promovuesi i Oleksandr Usyk sërish thumbon Tyson Furyn: E bëri përsëri në pantallona
Lexo po ashtu Promovuesi i Oleksandr Usyk sërish thumbon Tyson Furyn: E bëri përsëri në pantallona

Gypsy King dukej i interesuar për të luftuar kundër Oleksandr Usyk në atë që do të kishte qenë përballja e parë e padiskutueshme që nga Lennox Lewis kundër Evander Holyfield në 1999, me Usyk madje që pranoi një ndarje 70/30 në favor të Furyt.

Por, me asnjërnën nga kampet që nuk ishte në gjendje të vendoste në letër detajet më të vogla të kontratës – duke përfshirë kushtet për klauzolën e revanshit – të dy ekipet u larguan, duke e lënë planin e Furyt plotësisht të hapur për luftën e tij të radhës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori