Gazeta sportive e cila favorizon Juventusin, Tuttosport, ka goditur keq Interin për qasjen në tregun e transferimeve.

Kjo sportive ka dalë me një titull, interesant ku e quan brazilianin e talentuar Gabrel Barbosa – Gabibol si “Gabiflop”.


Gabigol luajti shumë pak sezonin e kaluar në një periudhë shumë kontroverse për Nerazurrët me ndërrime të trajnerëve.

Dhe siç Tuttosport e quan, “Gabiflop”, tash është afër kalimit te Benfica në formë huazimi vetëm një vit pasi për të u paguan 30 milionë euro.

Për më shumë 21 vjeçarit do t’i paguhet paga nga Interi edhe pse do të luaj në Portugali me një klub tjetër.

A është Gabigol vërtet një investim kaq i keq siç pretentojnë në Torino? Kjo mbetet të shihet... /Telegrafi/

telegrafi sport app