Janë bërë 15 vite prej se ai ishte shkarkuar si trajneri i kombëtares turke të futbollit, por sot Senol Gunes është rikthyer përsëri në këtë post. 

Federata Turke e Futbollit ka arritur marrëveshje për 4 vjet me trajnerin aktual të Besiktasit.


Ai do të jetë në krye të klubit deri në fund të sezonit.

GettyImages 616159408 Senol Gunes . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Detyrën te Turqia do ta nga 1 qershori. 66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë si trajner dhe ka pasur edhe suksese.

Ai pritet ta drejtojë përfaqësuesen turke në eliminatoret e Euro 2020, si dhe në ato të Botërorit 2022 që zhvillohet në Katar.

GettyImages 2545417 Senol Gunes sa ishte te Turqia . (Photo by Phil Cole/Getty Images)

Gunes vjen në këtë post në vend të Mircea Lucescu, i cili u shkarkua për rezultate negative.

Rezultati më negativ ishte zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app