Turqia e ka quajtur operacionin e Izraelit për lirimin e robërve të tij një “sulm barbar” me të paktën 226 palestinezë të vrarë.
“Me këtë sulm të fundit barbar, Izraeli ka shtuar një të ri në listën e krimeve të luftës që ka kryer në Gaza”, tha Ministria e Jashtme në Ankara, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Gjatë operacionit të ushtrisë izraelite për lirimin e katër robërve, kampi i refugjatëve Nuseirat u vu nën sulme të rënda ajrore dhe zjarr artilerie, duke çuar në viktima dhe plagosje masive.
Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportet dhe zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari tha se kishte më pak se 100 viktima.
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 283 persona dhe kanë plagosur 814 vetëm në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.
Shumica dërrmuese e atyre viktimave – 274 të vrarë dhe 698 të plagosur – u shkaktuan nga operacioni i Izraelit në Nuseirat, tha ministria.
Forcat izraelite pretenduan se kishin liruar katër robër gjatë operacionit.
Po sipas ministrisë, viktimat e fundit e sjellin numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Gazës që nga 7 tetori në 37,084 të vrarë dhe 84,494 të plagosur.
Ndërkohë, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ka thënë se lufta e Izraelit ndaj Gazës përfaqëson një “pikë kthese në historinë e Lindjes së Mesme dhe botës”.
Kryediplomati i vendit ndërmjetës në konflikt i bëri këto komente gjatë një takimi të vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
“Ne jemi ende duke pritur që bashkësia ndërkombëtare të ndalojë luftën…”, citohet të ketë thënë Al Thani, duke shtuar se GCC duhet të shtyjë për një armëpushim të përhershëm.
“Shteti i Katarit ka punuar që nga tetori i kaluar së bashku me partnerët e tij rajonalë dhe ndërkombëtarë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe për të zgjidhur krizën për të parandaluar hapjen e fronteve të tjera në rajon”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë