Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ofruar të ndërmjetësojë në ngecjen për një central bërthamor të pushtuar nga Rusia në Ukrainë, duke nxitur frikën për një katastrofë atomike.
Oferta e së shtunës erdhi disa orë përpara se mbikëqyrësi global i energjisë atomike të thoshte se centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia ishte shkëputur nga linja e fundit e mbetur e energjisë elektrike në rrjet dhe tani po mbështetej në një linjë rezervë, transmeton Telegrafi.
Mes alarmit në rritje për granatimet në zonën e centralit bërthamor më të madh të Evropës në javët e fundit, Ukraina tha të premten se kishte bombarduar një bazë ruse në qytetin aty pranë Enerhodar, duke shkatërruar tre sisteme artilerie si dhe një depo municioni.
Erdogan të shtunën i tha homologut të tij rus Vladimir Putin se “Turqia mund të luajë një rol lehtësues në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, siç bënë në marrëveshjen e grurit”, tha presidenca turke.
Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë për drithëra, u detyrua të ndalojë pothuajse të gjitha dërgesat pasi Rusia nisi pushtimin në fund të muajit shkurt, duke rritur frikën për një krizë globale ushqimore.
Eksportet e drithit nëpër portet e Detit të Zi rifilluan pasi Kievi dhe Moska në korrik nënshkruan një marrëveshje, me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë që vepronin si garantues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës