LAJMI I FUNDIT:

Turqia edhe me një donacion të ri për të përmbyturit e Shkupit

Turqia edhe me një donacion të ri për të përmbyturit e Shkupit

Kryesia për Menaxhim me kriza dhe Rasteve emergjente e Qeverisë së Republikës së Turqisë ka dërguar një donacion prej 500 lavatriçe dhe 500 seta të kuzhinës për viktimat e përmbytjeve, ku më 6 dhe 7 gusht goditi Shkupin dhe rrethinat e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon Ambasada e Republikës së Turqisë, shumë institucione turke tashmë kanë dërguar dhe vazhdojnë dërgimin e ndihmave humanitare.

Me marrjen donacionit në SINTEK në Shkup do të merr pjesë Kryetari Ndihmës i AFAD, Hamza Tashdelen, përfaqësues nga komuna e Çairit dhe Këshillit të Përgjithshëm për Tregti në Ambasadë. /Telegrafi/