Turqia anulon marrëveshjen e njohjes së diplomave me Maqedoninë

Turqia ka anuluar marrëveshjen me Maqedoninë në sferën e arsimit për njohjen reciproke të diplomave. Dokumentin të cilin e ka siguruar televizioni Alsat është miratuar në 12 dhjetor të vitit të kaluar me Propozim të Ministrisë së Punëve të jashtme të datës 22 nëntor 2016.
Vendimi që tashmë është publikuar edhe në gazetën zyrtare të Turqisë ka të bëjë me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve më 6 korrik të vitit 1998 me të cilën Turqia dhe Maqedonia vendosën njohjen e diplomave në të gjitha ciklet e arsimit të mesëm dhe universitar. Vendimi i autoriteteve turke i dekretuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan hyn në fuqi me 11 shkurt 2017 dhe me të kthehet gjendja e para vitit 1998 kur dy vendet nuk njihnin diplomat në sferën e arsimit.
Vendim i Turqisë
“Marrëveshja e nënshkruar më 6 korrik 1998 në Shkup, mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë me numër 98/11600, dhe e futur në fuqi më 12 korrik 1998 në lidhje me pranimin e diplomave të shkollave të mesme, universitare, magjistraturës dhe doktoratës, nga data 11 shkurt 2017, SHFUQIZOHET. Në bazë të artikullit me numër protokolli 11494949, të datës 22 nëntor 2016 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në bazë të ligjit 244, neni 3, të datës 31 maj 1963, ky vendim është marrë në mbledhjen e këshillit të ministrave më datën 12 dhjetor 2016.”
Ndërkohë autoritetet e Shkupit thonë se nuk janë të njoftuar zyrtarisht me vendimin e kolegëve të tyre nga Ankaraja. Alsat kontaktoi Ministrin e Arsimit, Pishtar Lutfiu i cili tha se nuk beson të ketë pasur ndonjë arsyet për prishjen e marrëveshjes.
Mbeten të paqarta arsyet e vendimit të ashpër të qeverisë turke ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve morën një hov të ri tensionesh që nga kërkesa turke për mbylljen e shkollave dhe fonacionet e mbështetura ndaj kleriku Fetullah Gylen. Autoritetet në Maqedoni e morën në shqyrtim këtë kërkesë por nuk morën një vendim konkret ndaj shkollave “Jahja Kemal” nëpër Maqedoni pasi konstatuan se ato punojnë në përputhje me ligjin.
Një nga firmëtarët e marrëveshjes mes Turqisë dhe Maqedonisë në sferën e arsimit të vitin 1998, Nenad Novskovski thotë për Alsat se marrëveshja e arritur gati 20 vjet më parë ishte gjithëpërfshirëse dhe pa detyrime të ndërsjella për të diplomuarit, qoftë arsimin e mesëm apo atë universitar. Ish ministri i arsimit ngre dyshime se marrëveshje të tilla bilaterale nuk mund të prishen në mënyrë të tillë të njëanshme.
Pavarësisht mungesës së sqarimit të vendimit nga Ankaraja Zyrtare, Novkovski nuk përjashton se një nga arsyet mund të ketë qenë edhe ndryshimi i kursit të Turqisë me Erdoganin në krye, si dhe përplasjet dhe kërkesa e saj ndaj shumë shteteve, përfshirë edhe Maqedoninë, për mbylljen e shkollave të etiketuara si pro-gyleniste.
Novkovski bën thirrje që shtetet të mos rrinë duarkryq pasi mungesa e një marrëveshjeje dëmton interesat e numrit në rritje të studenteve që mësojnë në dy vendet respektive. Sipas dekretit të Turqisë, i shpalosur edhe në gazetën zyrtare thuhet se me të, i jepet fund marrëveshjes së lidhur në vitin 1998 ndërkohë që nuk saktësohet aktivizimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje të re që do të zëvendësonte apo ripërcaktonte sjelljen e dy shteteve në fushën e arsimit, me fokus të veçantë, njohjen e diplomave dhe shkëmbimin e mundshëm të studentëve mes dy vendeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë