LAJMI I FUNDIT:

Turqi: Kufiri është pastruar nga pjesëtarët e IS-it

Turqi: Kufiri është pastruar nga pjesëtarët e IS-it

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, thotë se forcat turke dhe kryengritësit sirianë i kanë dëbuar pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), nga hapësirat e fundit në kufirin Siri-Turqi, që i kishin nën kontroll.

“Nga Azazi e deri në Jarabulus, kufiri ynë prej 91 kilometrash është krejtësisht i sigurt”, tha mbrëmë gjatë një fjalimi televiziv kryeministri Yildirim, dhe ka shtuar se “të gjitha organizatat terroriste janë zmbrapsur dhe janë larguar”.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se grupi, Shteti Islamik, “i ka humbur lidhjet e veta me botën e jashtme, pasi i humbi të gjitha hapësirat kufitare” ndërmjet Sirisë e Turqisë, transmeton Evropa e Lirë.


Më tutje, ky observator ka theksuar se “kryengritësit dhe grupe e tjera islamiste, të mbështetura nga tanket dhe aeroplanët e Turqisë” e kanë marrë kontrollin ndaj disa fshatrave në kufi, “pasi Shteti Islamik është tërhequr, duke e përfunduar praninë e vet në kufi”.

Ky avancim u bë pasi Turqia e lansoi një operacion më 24 gusht, për dëbimin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik nga kufiri dhe për parandalimin e përparimit të luftëtarëve kurdë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori