Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar.

Kohëve të fundit ata ishin në fokus të faqeve rozë duke u përfolur për një ndarje të tyre, e cila gjë rezultoi të ishte e pavërtetë.


Ata nuk komentuan thashethemet, por kanë lënë të kuptohej se jo vetëm që nuk ka ndarje, por janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

97422112 868652890293781 8017519986652217344 n Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

Ndërkohë së fundmi, Tuna ka bërë një urim të veçantë për burrin e saj në ditëlindjen e tij.

“I dashur burrë, do të doja të uroja më të mirat por t’i tashmë i ke. Më ke mua dhe Tianin”, ka qenë urimi i Tunës drejtuar partnerit të saj.

Kjo veçse e dëshmon dashurinë e tyre, tashmë të bekuar edhe me një djalë të quajtur, Tian.

Të njëjtit përndryshe janë të martuar prej vitesh, ndërsa filluan romancën e tyre në vitin 2016. /Telegrafi/