Para 54 vjetëve, kënga “See Emily Play” – e grupit Pink Floyd – lansohet si singël (pllakë e vogël gramafoni me nga një këngë në anën A dhe në anën B, si formë e dikurshme marketingu për të nxitur interesimin për albumin e radhës). Lideri i atëhershëm i grupit, Syd Barrett – që e kishte bërë muzikën dhe e kishte shkruar tekstin – ishte kundër kësaj ideje. Pos singlit ishte edhe kundër këngës së tij, sepse të dyja këto i dukeshin si projekte komerciale.
Në kohën e incizimit – në studio, ku përdoren disa teknika avangarde për atë kohë – grupi vizitohet nga kitaristi që do ta zëvendësojë Barrettin, David Gilmour. Ishte kjo koha kur Barretti nis me i shfaq shenjat e para të çmendurisë. Madje, atëherë thuhej se Emily ishte femra imagjinare që veç ai e shihte “teksa ajo ecte nëpër male” (kur ai ishte nën ndikimin e LSD-së).
Emily kështu u shndërrua në një legjendë urbane, siç mbetet Eleanor Rigby e grupit The Beatles, identitetet e mundshme të të cilave vazhdojnë të jenë lajme atraktive. Sipas publicistit Nicholas Schaffner, ajo që “ecte në male” është gruaja që sot cilësohet si “skulptorja më e madhe e gjallë e Britanisë”, Emily Young, e cila gjatë pjesës së dytë të viteve 1960 ishte vizitore e rregullt e një prej vatrave kryesore të kundërkulturës angleze – “UFO Club”-it të Londrës ku performonte grupi Pink Floyd (bashkëthemelues i këtij klubi ishte Joe Boyd i cili para tre vjetëve e ka publikuar një album me sazet e Shqipërisë së Jugut).
Kënga është kënduar në versione tjera, përfshirë një nga David Bowie. Ndërsa, videoja e mëposhtme është realizuar për televizionin belg, më 1968. Në të shihet David Gilmour, që bëhet pjesë e grupit, po atë vit. Barrett nuk është aty. Ai veçse ishte shndërruar në “diamant të krisur” që tërë jetën do ta kalojë në izolim. Por, edhe në këtë gjendje të mjerë do të jetë inspirim për krijuesit e mëdhenj…
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/03/Pink-Floyd2-e1615799151105.jpg)
***
SHIFE EMILINË QYSH PO LUEN
Nga: Syd Barrett
Përktheu: Agron Shala
Emilia e sprovon veten, ama keqkupton
Shpeshherë ka prirje me i marrë hua deri nesër, ândrrat e dikujt tjetër.
Nuk ka nji ditë tjetër
Le ta provojmë në nji mënyrë tjetër
Ke me humb mendjen e ki me luejt
N’koncertin falas “Lojërat e majit”
Shife Emilinë qysh po luen
Menjëherë masi errësohet, Emilia kjanë
Tue ia ngul me dishprim shikimin drujve, vështirë qi ka me lishue ndonji zâ deri nesër
Nuk ka nji ditë tjetër
Le ta provojmë në nji mënyrë tjetër
Ke me humb mendjen e ki me luejt
N’koncertin falas “Lojërat e majit”
Shife Emilinë qysh po luen
Vishe xhyben qi tokën e prek
Plusko n’lumë për jetën e jetëve, Emilie
Nuk ka nji ditë tjetër
Le ta provojmë në nji mënyrë tjetër
Ke me humb mendjen e ki me luejt
N’koncertin falas “Lojërat e majit”
Shife Emilinë qysh po luen
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Ndre-Mjeda-e1519125626968-780x439.jpg)
Historianët polakë rrëfejnë Ndre Mjedën në Krakov
![E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mogadishu01-780x439.jpg)
E vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
Dhjetë veprat e mia të preferuara të ekspozuara në Luvër
![Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/America00-780x439.jpg)
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës
![GËRMADHAT E SHPIRTIT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Vjollca-Bajraj-01-780x439.jpg)
GËRMADHAT E SHPIRTIT
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim