LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i sheh si shumë të rëndësishëm, Chelsea gati t’ia vazhdojë kontratat Jorginhos dhe Thiago Silvës

Tuchel i sheh si shumë të rëndësishëm, Chelsea gati t’ia vazhdojë kontratat Jorginhos dhe Thiago Silvës

Thomas Tuchel ditë më parë është zyrtarizuar në krye të Chelseat si trajner i ri i klubit.

Trajneri gjerman debutoi në bankën e londinezëve në barazimin 0-0 ndaj Wolverhampton.

Me ardhjen e Tuchel në skuadër, mesfushori brazilian me pasaportë italiane Jorginho u rikthye në formacionin bazë.


Meediat angleze kanë raportuar se Tuchel i ka bërë me dije klubit që t’i vazhdohet kontrata dy lojtarëve, Jorginhos dhe Thiago Silvës.

Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ndërsa pritet që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

I njëjti fat e pret edhe veteranin e mbrojtjes, Thiago Silvën.

36-vjeçari ka kontratë me klubin deri në verë, por pritet që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Vlen të theksohet se Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dy transferimet e para duhet të jenë David Alaba dhe Erling Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori