Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, mbetet i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe.

Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcojnë mbrojtjen e tyre, pas largimeve të lira të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë.


Drejtuesit dhe trajneri i klubit londinez tashmë kanë etiketuar disa emra që mund t’i transferojnë në Stamford Bridge.

Sipas mediumit Sky Sports, Chelsea është e interesuar për nënshkrimin e Kimpembes këtë verë.

Blutë e kanë vendosur yllin e PSG-së në një listë të ngushtë të objektivave të qendërmbrojtësve.

Trajneri i Chelseat, Tuchel e konsideron atë një objektiv të parë për të forcuar mbrojtjen e tij sezonin e ardhshëm.

Gjermani ka punuar me Kimpembes në PSG dhe mbetet një tifoz i madh i mbrojtësit të gjithanshëm francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app