Bacilin e tuberkulozit njeriu mund ta marrë nëpërmjet ajrit të cilin i sëmuri e ka infektuar me kollë apo nëpërmjet pluhurit, nëse pikëzat kanë rënë në tokë, janë tharë dhe ngjitur për pluhuri apo me prekje
Nëse diagnostikohet me kohë dhe shërohet në mënyrë të rregullt, ka vdekshmëri shumë të ulët, transmeton Telegrafi.
Edhe pse është i shërueshëm, tuberkulozi edhe sot e kësaj dite ka mbetur epidemi, madje një e treta e të sëmurëve nuk merr kujdesin shëndetësor.
Vaksinimi kundër tuberkulozit është hequr në një numër të madh shtetesh, mirëpo te ne kjo sëmundje akoma shpesh po shfaqet.
Te mjeku patjetër duhet të shkojnë të gjithë ata që kolliten më gjatë se tri javë, nxjerrin gjak duke u kollitur, ndiejnë dhembje në gjoks më shumë se tri javë dhe ata të cilët kanë zjarrmi dhe djersitje natën më shumë se tri javë.
Infeksioni përhapet edhe nëpërmjet ushqimit (qumështit apo gjalpit nga lopët e sëmura me tuberkuloz).
– Njeriu i cili është i infektuar me shkaktarin e tuberkulozit bëhet i rrezikshëm edhe për të tjerët kur sëmundja latente merr përmasa të formës së hapur, qoftë ajo tuberkuloz i mushkërive, bronkeve apo fytit sepse atëherë me kollën e tij, gjatë bisedës apo këngës hedh në ambient miliona shkaktarësh të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Bacilet e tuberkulozit janë shumë rezistues ndaj kushteve të ambientit dhe mund të qëndrojnë gjatë në pluhur, të mbijetojnë vapën dhe të ftohtit, pastaj edhe pas një kohe të gjatë t’i infektojë të tjerët.
– I sëmuri i cili nxjerr jashtë me kollë shkaktarët e tuberkulozit mund t’i infektojë 2 – 15 njerëz. Sipas rregullit, më shumë mund të infektojë ata të sëmurë te të cilët sëmundja ka avancuar më shumë siç janë të sëmurët me kaverna në mushkëri.
Përhapja e tuberkulozit mund të pengohet me zbulimin sa më të hershëm të të sëmurit, derisa sëmundja e tij është në formë më të butë.
Me zvogëlimin e kollës zvogëlohet edhe rreziku nga përhapja e sëmundjes. Për këtë rëndësi ka lufta kundër pirjes së duhanit. Duhanpirësit e sëmurë nga tuberkulozi me kollë nxjerrin në ambient shkaktarët e tuberkulozit, ndërkaq kësaj nuk i kushtohet kujdes, sepse konsiderohet që “duhanpirësit kolliten”.
Sapo të zbulojmë të sëmurin me tuberkuloz me formën e hapur të sëmundjes, duhet izoluar në spital dhe kështu të zvogëlohen shanset që me kollitje të përhapë infeksionin.
– Sa më parë duhet filluar shërimin, madje, sipas rregullave: gjithmonë me kombinimin përkatës të antituberkulotik ve, madje mjaft gjatë.
Kur në kollitjen e të sëmurit nuk ka më bacile të gjalla, fillon faza e dytë e shërimit – faza stabilizuese. Ajo zgjat katër muaj gjatë të cilëve i sëmuri merr dy antituberkulotikë dhe mund të dalë spitali.
Shërimi i tillë i formave jo të komplikuara të tuberkulozit garanton (me 95% të sigurisë) që nuk do të rishfaqet sëmundja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë