LAJMI I FUNDIT:

Tsipras: Emri do të zgjidhet, vetëm nëse qëllimi i fqinjëve është i sinqert

Tsipras: Emri do të zgjidhet, vetëm nëse qëllimi i fqinjëve është i sinqert

Përveç ekonomisë dhe pakos së re të reformave, në rend dite të seancës së sotme të Qeverisë greke, edhe krahas asaj që nuk ishte temë kryesore, u gjet edhe çështja për emrin.

Nga AIM thonë se kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë, e përmendi kryeministri grek Aleksis Tsipras në fjalimin e tij para ministrave.

Tsipras tha se ekziston një dritare për zgjidhje, nëse me të vërtetë ka qëllim të sinqertë nga fqinjët dhe shtoi se në ditët në vijim do të tregohet sa është e mundshme të bëhen hapa esenciale në këtë drejtim.
Kryeministri grek theksoi se viti 2018, pa dyshim, do të jetë vit plot me sfida, por edhe me mundësi të rëndësishme që nuk duhet të lëshohen, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme dhe si shembull e përmendi çështjen për emrin.


“Kemi një dritare për zgjidhje, nëse tregohet se ndryshimi i qëndrimit të fqinjëve tanë është i sinqertë. Zgjidhja, e cila nëse arrihet do të jetë në dobi të paqes dhe bashkëpunimit të Ballkanit, por edhe në dobi të një dinamike për vendin tonë në rajonin më të gjerë. Në ditët në vijim, do të tregohet sa është e mundshme të bëhen hapa esenciale në këtë drejtim”, tha Tsipras në fjalimin para ministrave të Qeverisë së tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori