LAJMI I FUNDIT:

Trupi i saj dhe i tij

Trupi i saj dhe i tij

Ç`janë zonat erogjene? Cili është funksioni i klitorisit? Kur është më i gatshëm njeriu për seks? Sa është e rëndësishme madhësia...?

1. Ç`janë zonat erogjene?
Zonat erogjene janë pjesë shumë të ndjeshme të trupit, të cilat nëpërmjet stimulimit ofrojnë kënaqësi. Zonat më të shpeshta janë qafa, zverku, veshët, rajoni nën sqetulla, gjoksi (sisët), prapanica, anusi, zona ndërmjet vagjinës dhe anusit, shputat.

2. Cilat janë zonat tuaja të nxehta?
Zbulimi i zonave vetjake erogjene kërkon kohë, kureshtje, gatishmëri dhe studim të trupit, por dhe dëshirë që ta njohësh dhe ta duash trupin tënd. Zbulimi i pikave, të cilat mund të na ofrojnë kënaqësi, nuk është e thënë të jenë pika të vetme dhe të përhershme erogjene, por zbulimi i pikave të reja mund të vazhdojë tërë jetën. Mjafton gatishmëria për çdo prekje, pa ngarkesa psikike.

3. A është e vërtetë se femrave, më shumë se meshkujve, u pëlqejnë kënaqësitë e llojllojshme?
Femrat janë më të hapura ndaj ndjenjave, fantazisë, prekjeve dhe sensibilitetit të trupit (jo vetëm të gjenitaleve). Mirëpo, kjo megjithatë nuk vlen për të gjitha femrat


4. Ç’është klitorisi?
Klitorisi është organ ereksional femëror, sipas të gjitha aspekteve, i ngjashëm me penisin, në gjatësi prej rreth 2 centimetrash, ndërkaq gjerësi prej 6-7 milimetrash. Është i vendosur në maje të vulvës, aty ku bashkohen dy buzët e mëdha të vagjinës. Brendia e klitorisit është e mbushur me vrimëza të cilat mbushen me gjak dhe në gjendje eksitimi krijojnë fortësinë.

5. Cili është funksioni i klitorisit?
Klitorisi nxit eksitimin dhe mekanizmin e orgazmës. Nuk ka funksion tjetër, pos atij të arritjes së kënaqësisë.

6. Cilat janë zona të ndjeshme vagjinale?
Më e ndjeshme është pjesa e jashtme. Fyti i mitrës me të prekur reagon dhe fillon të ofrojë kënaqësinë. Gjithsesi ka edhe arsye të mira për hulumtimin e "pikës G". Kjo pikë është e vendosur në murin e përparmë të vagjinës. Ajo është zonë e rrudhur me diametër prej disa centimetrash.

7. A mund të arrihet orgazma vetëm me stimulimin e majave të sisëve?
Njerëzit të cilët çmojnë posaçërisht këtë lloj ekcitimi seksual, stimulimi i tillë mund t’u mjaftojë për të arritur orgazmën.

8. Kur është më i gatshëm njeriu për seks?
Kur mashkulli dhe femra kanë gatishmëri të ndërsjellë për seks, ndikojnë edhe emocionet. Gjatë kohës së ciklit menstrual femra është fiziologjikisht më e gatshme për seks në periudhën e ovulacionit, kur ekziston edhe mundësia e mbetjes shtatzënë. Mirëpo, ndjenjat gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm.

9. A ndryshon seksualiteti femëror gjatë kohës?
Nga pikëpamja biologjike ajo arrin potencialin e vet maksimal në rini, rreth moshës 20 vjeçe. Mirëpo, femrat të cilat kanë pasur marrëdhënie të rregullta seksuale, falë qarkullimit të mirë të gjakut, mbajnë organet e veta gjenitale në një kondicion të mirë fizik. Nuk duhet injoruar as aspektin motivues: shumë femra të reja kanë plot paragjykime, pasiguri dhe shumë pak vetëbesim. Për këtë shkak shumica për moshën ndërmjet 35 dhe 40 vjeçe thonë se është periudha më e mirë për kënaqje në seks.

10. Cilat janë zonat erogjene të mashkullit?
Seksualiteti mashkullor shumë më tepër është i orientuar në zonat gjenitale. Është e vërtetë se edhe tek ata ekzistojnë pjesë shumë të ndjeshme të trupit, siç janë veshët, zverku, nënsqetullat, shputat. Kur "luhet" me to mund të jenë burim i kënaqjes së madhe, mirëpo ato pika për meshkujt nuk kanë aq rëndësi sa kanë rëndësi për femrat. Zona të tjera shumë të rëndësishme janë majat e sisëve, të cilat, thënë kushtimisht, mund të jenë ekuivalent me klitorisin. Burimi i kënaqësisë seksuale te mashkulli janë fshikëzat dhe zona ndërmjet anusit dhe gjenitaleve.

11. Sa është e rëndësishme madhësia e penisit?
Shikuar nga praktika seksuale madhësia e penisit fare nuk është e rëndësishme: vagina është organ elastik që në mënyrë perfekte i përshtatet madhësisë së penisit. Madhësia e penisit nuk ndikon dhe nuk garanton kënaqësi seksuale.

12. Cilat janë pjesët më të ndjeshme të penisit?
Trupi i penisit nuk është edhe aq i mbuluar me inde, ka madje edhe më pak seç kanë mollëzat e gishtërinjve! Pjesa më e ndjeshme është koka (posaçërisht pjesa e parë), e cila është e përfshirë me nerva të quajtura edhe trupëza libidonalë.

13. Përse duket se meshkujt më shpesh se femrat dëshirojnë të bëjnë seks?
Seksualiteti mashkullor është avancuar me nxitjet e fuqishme hormonale (testosteroneve, të cilat nxisin dhe ndikojnë në seksualitetin agresiv, ndërkaq në trupin e mashkullit ka dhjetë herë më shumë se në trupin e femrës), gjë që posaçërisht në rini, i bën më të gatshëm dhe më të vrullshëm në kërkesat erotike.

14. Si zhvillohet seksualiteti mashkullor?
Nga pikëpamja fiziologjike, kulmi i zhvillimit të seksualitetit mashkullor arrihet midis moshës 14 dhe 18 vjeçe. Mjafton të rikujtojmë se procesi i arteriosklerozës (i cili qëndron në mekanizmin e enëve të gjakut të gjenitaleve) fillon te njerëzit e shëndoshë rreth moshës njëzetvjeçare! Ereksioni dhe marrëdhëniet seksuale janë të mundshëm edhe në moshën e shtyrë, edhe pse me modifikime të vogla, mirëpo vetëm në qoftë se mashkulli është i shëndetshëm. Dhe në fund, meshkujt e moshuar përballen me problemet të cilat mund të zvogëlojnë seksualitetin e tyre (për shkak të shëndetit të lig) apo nga ndjenjat subjektive për humbjen progresive të rolit të tij social dhe ekonomik.

15. A ekzistojnë njerëz të cilat seksualitetin e vet e shfrytëzojnë më mirë se të tjerët?
Po. Ekzistojnë të tillë. Por, ekzistojnë edhe të tillë të cilët kanë një shkallë shumë më të ulët të dëshirës dhe të gatishmërisë për seks. Njerëzit e tillë janë të kënaqur edhe me marrëdhënie seksuale shumë më të rralla seç është e rëndomtë.

/Telegrafi/