LAJMI I FUNDIT:

Trupi i Florijanës është gjetur menjëherë nën vendin ku ishte pozicionuar barka

Trupi i Florijanës është gjetur menjëherë nën vendin ku ishte pozicionuar barka
(Foto: Enrico Selva/LOOK)

Siç kanë raportuar mediat italiane, trupi i pajetë i Florijana Ismailit është gjetur në fund të Liqenit Como, ditën e martë (2 korrik), pas kërkimeve katërditore.

Corriere della Sera bën të ditur se trupi i 24-vjeçares është gjetur në thellësi të madhe, rreth 204 metra, me ndihmën e robotit special nënujor.


Një gazetar ka thënë për 20min.ch: “Trupi është gjetur menjëherë nën barkë”. Është fjala për vendin, ku lojtarja ishte hedhur nga anija për t’u freskuar pas rrezitjes për rreth një orë me shoqen e saj.

Të gjitha lajmet nga Florijana Ismaili
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Florijana Ismaili

Pikërisht me ndihmën e robotit, trupi i pajetë i lojtares është sjellë deri në thellësi prej 20 metrash, ku pastaj kanë hyrë zhytësit duke e nxjerrë trupin në anije dhe më pas në spital.

Në spitalin St. Anna, ku do të bëhet autopsia, kanë pritur prindërit e Florijanës për ta identifikuar vajzën e tyre.

Që nga hedhja e saj nga barka të shtunën, futbollistja ishte shpallur e zhdukur, ndërsa trupi i saj është gjetur menjëherë në vendin ku ishte hedhur – nën vendin ku kishte ishte pozicionuar barka e Ismailit dhe shoqes së saj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori