LAJMI I FUNDIT:

U dorëzohen familjarëve trupat e tre pjesëtarëve të grupit terrorist

U dorëzohen familjarëve trupat e tre pjesëtarëve të grupit terrorist

Trupat e tre pjesëtarëve të grupit terrorist serbë sot u janë dorëzuar familjarëve.

Autopsia e tyre ka përfunduar ditën e premte në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa burime brenda këtij instituti bëjnë të ditur për Telegrafin se familjarët i kanë pranuar sot trupat.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.


Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij
Lexo po ashtu Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.

Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh. /Telegrafi/