LAJMI I FUNDIT:

Trumpi e sulmon ashpër Faucin: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar, ai është një katastrofë

Trumpi e sulmon ashpër Faucin: Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar, ai është një katastrofë

Në një telefonatë me stafin e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump thuhet se ka kërkuar shkarkimin e Anthony Faucit, ekspertit më të lartë të sëmundjeve infektive amerikane, duke e quajtur atë si një “katastrofë”.

Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar coronavirusin: Rrëfimi për jetën e mjekut i cili "luftoi" edhe kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s
Lexo po ashtu Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar coronavirusin: Rrëfimi për jetën e mjekut i cili "luftoi" edhe kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s

“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”, transmeton Telegrafi.


Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri më tani kanë vdekur rreth 220 mijë persona shkaku i coronavirusit në Amerikë.

Fauci, i cili ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për gati 40 vjet, ka kërkuar vazhdimisht një qasje të kujdesshme dhe të drejtuar nga shkenca ndaj pandemisë.

Nga 'bashkëpunimi i madh' deri te 'lufta përmes deklaratave' – ecuria e plotë e marrëdhënieve Trump-Fauci, që nga fillimi i pandemisë
Lexo po ashtu Nga 'bashkëpunimi i madh' deri te 'lufta përmes deklaratave' – ecuria e plotë e marrëdhënieve Trump-Fauci, që nga fillimi i pandemisë

Ndryshe, Fauci reagoi javën e kaluar pasi fushata e Trumpit e përdori atë në një reklamë për rizgjedhjen e presidentit, ku sipas tij, e cituan “jashtë kontekstit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Kalo në kategori