Pas një rritjeje të habitshme gjatë pesë javëve të fundit, që nuk kishte asnjë lidhje me biznesin e vërtetë të kompanisë, aksionet e rrjetit social të ish-presidentit, Donald Trump po pësojnë një rënie të papritur.
Çmimi i aksioneve të “Trump Media & Technology Group”, pronarit të Truth Social, ra me 22.3 për qind të mërkurën. Kjo shënon humbjen më të madhe ditore për Trump Media që nga momenti i listimit publik në muajin mars, duke tejkaluar një humbje prej 21.5 për qind më 1 prill, shkruan cnn.
Në mbylljen e tregut të së martës, me çmimin mbi 51 dollarë, pjesa dominante e Trumpit në kompani vlerësohej rreth 5.9 miliardë dollarë. Në përfundim të tregtimit të së mërkurës, vlera e aksioneve të Trump ra në 4.6 miliardë dollarë, duke nënkuptuar një humbje prej 1.3 miliardë dollarësh në pasurinë neto të Trump brenda një dite.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi pikërisht këtë kthesë të mprehtë për Trump Media, çmimi i aksioneve të së cilës është bërë një tregues për parashikimet e tregtarëve për rezultatin e zgjedhjeve. Trump Media nuk dha ndonjë lajm të rëndësishëm që të shpjegonte këtë rënie të madhe.
Disa tregtarë fajësuan shitjen e madhe për faktorët teknikë dhe humbjen e vrullit për atë që është kthyer në një aksion të lëvizshëm si meme.
Aksionet e Trump Media kanë qenë tepër të paqëndrueshme gjatë gjithë vitit. Ato nuk kanë nevojë për njoftime zyrtare nga kompania për të lëvizur në mënyrë dramatike lart ose poshtë.
Nga 23 shtatori deri në mbylljen e tregut të së martës, Trump Media ishte katërfishuar në vlerë. Kjo rritje e fuqishme ishte e nxitur nga bastet në Wall Street se Trump do të fitojë Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet