LAJMI I FUNDIT:

Trump kërkon ndalimin e shitjeve të cigareve elektronike

Trump kërkon ndalimin e shitjeve të cigareve elektronike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se administrata e tij do të kërkojë ndalimin e mijëra aromave të përdorura në cigare elektronike, si masë për të luftuar përdorimin e cigareve elektronike.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave do të paraqesë një udhëzues për të hequr nga tregu të gjitha aromat e cigareve elektronike përveç duhanit, tha ministri i Shëndetësisë Alex Hazard gjatë një paraqitjeje me presidentin dhe gruan e tij, Melanie Trump.

Trump tha se pirja e duhanit po bëhet një problem i tillë që ai dëshiron të paralajmërojë prindërit për atë që po ndodh. “Njerëzit do të shohin ato që ne po themi dhe ata do të jenë shumë më të ashpër ndaj fëmijëve të tyre”, tha Trump.


Raportohet se do të duhen disa javë për të zhvilluar kufizimet e propozuara për cigare elektronike me aromë, të cilat do të paraqiten para publikut përpara se ato të hyjnë në fuqi.

Komentet e para të Trump vijnë pasi autoritetet shëndetësore hetojnë qindra sëmundje të frymëmarrjes të raportuara te njerëzit që përdorin cigare elektronike.

Shoqata e Mjekësisë Amerikane i ka nxitur të gjithë amerikanët të shmangin përdorimin e cigareve elektronike, që dyshohet të jenë shkaku i 450 rasteve të fundit të sëmundjes së mushkërive në të gjithë vendin, përfshirë të paktën pesë vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori