Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale për herë të parë sot, por nuk ka të bëjë me dosjet Epstein.

Presidenti amerikan është përqendruar në atë që ai e quan “vjedhje dhe mashtrim” në shtetin e Minnesotas.


Ai nuk i përmendi dosjet pasi nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale dje.

Ndryshe, Donald Trump u fotografua me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij Ghislaine Maxwell në disa raste në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000.

Ai u përmend në dokumente të publikuara më parë vitin e kaluar, duke përfshirë edhe regjistrat e fluturimit për aeroplanin privat të Epstein midis viteve 1993 dhe 1997.

Trump ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje, dhe përmendja në të dhëna nuk është shenjë e shkeljes. /Telegrafi/