Trump i drejtohet kombit amerikan: Ky është fjalimi im më i rëndësishëm në jetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu drejtua qytetarëve amerikanë përmes një video mesazhi.
"Ky është ndoshta fjalimi më i rëndësishëm që kam mbajtur", tha Donald Trump në fillim të fjalimit të tij.
Ai tha se ishte qesharake sa zgjati saga e rezultateve të zgjedhjeve dhe se ishte detyra e tij, si president amerikan të mbrojë një sistem zgjedhor që ishte "nën sulme të koordinuara dhe rrethim", transmeton Telegrafi.
"Ne jemi paralajmëruar se nuk duhet të pranojmë rezultatet e para të zgjedhjeve dhe se do të duhen javë deri sa të shpallen rezultatet e vërteta", tha Trump.
Trump gjithashtu pohoi se e ka këshilluar Joe Bidenin që të mos "ndërhyjë" në zgjedhjet presidenciale dhe të qëndrojë sa më larg.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































