Trump arrin në Florida, Pence shfaqet në inaugurimin e Bidenit

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania sapo zbarkuan në Florida.
Trump kishte një ceremoni të shkurtër lamtumire në Joint Base Andrews herët këtë mëngjes.
Në vërejtjet e shkurtra, të pashkruara, ai premtoi të "luftojë gjithmonë" dhe i uroi administratës së ardhshme të Joe Bidenit, "fat të madh", raporton cnn.
“Ju jeni njerëz të mahnitshëm. Ky është një vend i madh, i shkëlqyeshëm. Ishte nder dhe privilegj i madh që kam qenë presidenti juaj”, tha Trump para një turme të familjes dhe stafit të tij.
Trump do të jetë në Florida kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidenti i zgjedhur, Kamala Harris do të bëjnë betimin në mesditë.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti, Mike Pence nuk ka zgjedhur rrugën e bojkotimit të ceremonisë pasi së fundi është shfaqur në Kongresin amerikan dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit. /Telegrafi.











































