Shtoni sasinë e ujit

Gjatë ditëve të ftohta, lëkurës i nevojitet më shumë lagështi. Shtoni 1-2 pika uji të thjeshtë në pudrën e lëngshme, përzieni atë në dorë dhe vëreni në fytyrën e juaj. Nëse përdorni pudër në formë pluhuri atëherë para se ta vendosni shpërlani fytyrën me ujë në mënyrë që teni juaj të freskohet


Tonet më të ngrohta

Në mënyrë që hijen tuaj të preferuar të syrit, ta bëni pak më të mbyllur dhe, më të ngrohtë për ditët e dimrit, përziejeni me hijen ngjyrë kafeje. Kjo do të “zgjojë” ngjyrën pa e ndryshuar nuancën e saj

Ikni ngjyrës së bronztë

Ky nuk është ton natyror për sezonin e dimrit, andaj duket shumë artificial dhe fytyra merr ton të kuq ose ngjyrë portokalli. ”Rregulloni” ngjyrën e lëkurës, ashtu që të duket sikur jeni ekspozuar një çikë diellit të butë

Maskara

Gjithmonë theksoni qerpikët. Teknika më e sigurt është: përdorni vetëm maskara ngjyrë të zezë, teprica që ju formohet në brushë e “fshini” me tehun e tubës. Pastaj vazhdoni ta vendosni derisa qerpikët të jenë të gjatësisë së dëshiruar. /Telegrafi/