LAJMI I FUNDIT:

Tronditet bota e tenisit nga deklarata e Peng Shuai: Kurrë nuk kam thënë apo shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht

Tronditet bota e tenisit nga deklarata e Peng Shuai: Kurrë nuk kam thënë apo shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht

Tenistja kineze, Peng Shuai, i çuditi të gjithë me deklaratën e fundit se “ajo kurrë nuk ka akuzuar askënd për abuzim seksual” dhe se postimi i saj në rrjetin social Weibo, më 2 nëntor, ishte një “çështje private” për të cilën njerëzit kanë “keqkuptime”.

“Kurrë nuk kam thënë apo shkruar se dikush më ka sulmuar seksualisht. Dua ta theksoj këtë për ta sqaruar”, deklaroi tenistja, e cila ndodhej në Shangai si pjesëmarrëse në një event së bashku me “yje” të tjerë të sportit kinez, si dhe ish-basketbollisti Yao Ming.

Në deklaratën e saj të nëntorit, në Weibo, një rrjet i ngjashëm me Twitterin, Peng zbuloi se kishte një lidhje dashurie të ndërprerë me ish-zëvendëskryeministrin kinez, Zhang Gaoli, të cilin e akuzoi se kishte abuzuar seksualisht me të në një rast.


Peng Shuai bën një tjetër deklaratë tronditëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit kinez
Lexo po ashtu Peng Shuai bën një tjetër deklaratë tronditëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit kinez

Debati për marrëdhënien e Peng dhe Zhang u censurua shpejt në rrjetet sociale kineze dhe postimi origjinal (“atë pasdite nuk pranova dhe qava gjatë gjithë kohës”) u fshi. Peng u zhduk nga qarkullimi për disa javë, duke shqetësuar komunitetin e tenisit dhe jo vetëm.

Peng habitet kur gazetarja e pyet nëse ajo ka qenë “e lire” shtëpinë e saj në Pekin: “Pse duhet të më mbajnë në vëzhgim? Kam qenë në liri të plotë, në shtëpi”.

Shfaqet më në fund tenistja kineze, që dyshohej se ishte zhdukur - pas akuzave për sulm seksual ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Kinës
Lexo po ashtu Shfaqet më në fund tenistja kineze, që dyshohej se ishte zhdukur - pas akuzave për sulm seksual ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Kinës

Peng pati një video-telefonatë me Thomas Bach, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), teksa u shprehur se ishte mirë dhe se ishte në Pekin, duke këmbëngulur edhe një herë që të respektohej privatësia e tij.

Megjithatë, WTA vendosi më 1 dhjetor të pezullojë turnetë që zhvillon në Kinë për shkak të paqartësive dhe mistereve që kanë mbuluar këtë ngjarje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

La Liga
Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Ligat tjera
Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

Joan Laporta jep detaje për vdekjen tragjike të doktorit të Barcelonës

La Liga
Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Shpërthen Mirlind Daku, shënon dy gola ndaj gjigantit rus që në pjesën e parë

Ligat tjera
Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

La Liga
Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

Barcelona me një lajm të keq për tifozët sa i përket rikthimit në ‘Camp Nou’

La Liga
Kalo në kategori