Jurrien Timber i është bashkuar Arsenalit nga Ajax këtë verë dhe mbrojtësi bëri një shëtitje nëpër hapësirat e klubit me drejtorin sportiv Edu Gaspar.

Ai u dërgua në një seksion që kishte një prerje të errët nga trofeu i Ligës Premier, të cilin ia shpjegoi Edu se mund të ndizet nga brenda.


"Këtu, ne e lëmë trofeun të errët kështu, por atje poshtë, ka një mënyrë për ta bërë atë të ndritshëm. Ne do ta bëjmë atë të ndritshëm kur të fitojmë Ligën Premier”, i ka thënë drejtori transferimit të ri të Gunners.

Ndërsa Jurrien Timber ia ktheu: "Më pëlqen kjo, më pëlqen kjo!".

Tifozët e Arsenalit do të shpresojnë që ajo pjesë e errët të ndriçohet në fund të sezonit 2023/24. /Telegrafi/

telegrafi sport app