Sulmuesi i mirënjohur nga Maqedonia, Goran Pandev ka pritur trofeun e Superkupës Evropiane në Shkup, në ambientet e stadiumit ''Telekom Arena'' që më herët njihej si ''Arena Filipi i Dytë''.

''Jam shumë krenar që do të jem ambasador i këtij takimi, që sigurisht do të jetë më i madhi në historinë e Maqedonisë. Gjithashtu jam i lumtur edhe për vendin që do të jetë nikoqir i kësaj loje. Shpresoj se do të fitojë më i miri.'' tha Goran Pandev.


Rreth Pandevit shihen edhe zyrtarë tjerë të drejtorive që kujdesen për organizimin e lojës më 8 gusht.

Përveç se në Shkup, trofeun e superkupës, e Ligës së Kampionëve dhe Europa League mund ta shohin edhe qytetarët e qyteteve tjera si: Tetovë, Ohër dhe Manastir më 1 gusht, Prilep 2 gusht, Negotinë dhe Strumicë më 3 gusht, Shtip dhe Kumanovë më 4 gusht dhe në qendër të Shkupit më 7 dhe 8 gusht.

Loja mes Real Madridit dhe Manchester United do të luhet më 8 gusht në ''Telekom Arena'' në Shkup, në suaza të Super Kupës Evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app