Një shpërthim është dëgjuar gjatë natës në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të së mërkurës, në lagjen “Kastrioti”.

Mësohet se një sasi eksplozivi është vënë në një servis kompjuterësh, duke shkaktuar dëme materiale.


Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve./Shekulli/