LAJMI I FUNDIT:

Tri urdhëresa gjyqësore për gërmime vlerësuese (Video)

Tri urdhëresa gjyqësore për gërmime vlerësuese (Video)

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, sot ia ka drejtuar Institutit të Mjekësisë Ligjore një kërkesë që sa më shpejtë të bëhet gërmimi vlerësues në kampusin universitar në Prishtinë dhe të shikohet se ka apo ajo trupa të të vrarëve në luftën e fundit.

“Shpresojnë që gërmimet do të nisin sa më shpejt pasi që urdhëresa gjyqësore ekziston, hapësira është e rrethuar dhe mandati i EULEX-it tani është në fuqi”, ka deklaruar Gjetaj në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai thotë se pa praninë e EULEX-it nuk bëhet gërmimi vlerësues, pasi që ende mungojnë kapacitetet tona profesionale dhe për shkak se të gjitha këto raste kanë të bëjnë me krime lufte.


Një urdhërese gjyqësore, sipas Gjetajt, ekziston edhe për një vend në Zubin Potok, fshatin Jabuk, dhe në fshatin Rezallë të Skenderajt që pritet të zbatohen.

“Unë shpresoj që shumë shpejt do të nisin gërmimet vlerësuese, por në pjesën veriore nuk mund të garantoj, sepse EULEX-i kur ka të bëjë me pjesën veriore është paska i rezervuar”, ka thënë ai.