Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas dy javëve pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Kësisoj sot në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje shumë interesante.


E ndeshja kryesore padyshim që do të zhvillohet në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.

Kuqezinjtë e kanë nisur mirë duke marrë katër pikë në dy ndeshjet e para, derisa kampioni në fuqi ka vetëm një pikë pas dy takimeve.

150575330 10159683910298538 5889526537547221936 n

Debutuesit në elitë, Malisheva do t'i bëjë konak Dritës, në një takim ku përballë njëra tjetrës janë dy skuadra pa humbje.

Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani që është një nga skuadrat pretendente për titull, do t'i bëjë konak Ulpianës.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00 me orar të ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app