Tri simptoma kanceri që mund të shfaqen në mëngjes: I ndieni sapo të zgjoheni dhe nuk është e lehtë t’i injoroni

Simptomat e kancerit janë të ndryshme, por ekzistojnë tri simptoma të cilat shfaqen në orët e mëngjesit dhe të cilat nuk duhet t’i injoroni
Kanceri rritet në heshtje, por sipas një hulumtimi të Cancer Research UK, janë tri simptoma të kancerit të cilat shfaqen në orët e mëngjesit.
Ato janë: lodhja, të vjellat dhe dhembja e kokës, transmeton Telegrafi.
Siç theksohet në këtë studim “lodhja është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët vuajnë nga kanceri dhe shpesh mund të jetë edhe simptoma më e rëndë”.
“Shumica e njerëzve thonë që ai është efekti më shkatërrues i padëshiruar nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Dhe lodhja ka të bëjë me kancerin dhe mund të ndikojë shumëfish te njeriu, edhe fizikisht, edhe emocionalisht, edhe mendërisht”, theksohet në hulumtimin e Cancer Research UK.
Sipas shpjegimeve të shkencëtarëve, lodhja në rastin e kancerit më së shpeshti është rezultat për shkak që qelizat e kancerit shterojnë rezervat e materieve ushqyese të trupit në mënyrë që të zhvillohen dhe avancojnë.
Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceri i gjakut, sepse këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kancerin e gjakut, ajo është një sëmundje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.
Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike për tumoret e trurit, tumoret e mëlçisë dhe tumoret gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendi ku tumori u zhvillua kryesisht.
Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po merr vrull, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.
“Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur pacienti zgjohet në mëngjes. Ky mund të ndodhë edhe me simptoma të caktuara të një tumori të trurit,” tha Cancer Research UK.
Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të tumoreve të trurit, por ka shumë arsye për dhimbje koke. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika të veçanta – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë