Ndërsa shumë persona janë të lumtur me statusin e tyre si beqarë, duke shijuar lirinë, jetën pa kufij dhe gjithçka tjetër sipas planfikimit të tyre, ka disa syresh të tjerë që e marrin me nxitim dashurinë dhe raportin në çift

Tipat e tyre impulsivë i çojnë drejt marrjes së vendimeve të shpejta, pa pasur nevojë për “këshillime shpirtërore” me shokë apo shoqe, familjarë apo kolegë të afërt.


Dashi

Deshët “hidhen me kokë” në marrëdhëniet e reja! Kjo shenjë nuk ka kurrë mungesë opsionesh, pasi ata mund të ndiejnë një shkëndijë për dikë që e shohin në lokal apo e njohin gjatë pushimeve dhe menjëherë do u çojnë mesazh miqve për t’i njoftuar se janë dashuruar sërish.

Të lindurit e kësaj shenje në fillim veprojnë, pastaj mendojnë për vendimet e tyre, pra me fjalë të tjera, ata injorojnë çdo flamur të kuq në një histori të re dashurie. Kjo i bën ata shumë spontanë, ndaj ka shumë shanse që të nxitojnë në krijimin e një raporti të ri në çift.

Peshorja

Peshoret nuk mendojnë kurrë dy herë përpara se të fillojnë një lidhje të re. Ato udhëhiqen nga planeti i dashurisë dhe i bukurisë, gjë që ndikon në prirjet e tyre romantike. Peshoret kanë shumë dëshirë të ndihen të dashuruar dhe ky tipar tenton t'i vendosë ato në rrugën e shpejtë të përkushtimit.

Ndërsa të lindurit e kësaj shenje janë shumë të mirë në pjesën e joshjes dhe tërheqjes ndaj njerëzve, ata nuk qëllojnë në shenjë kur vjen puna te zgjedhja e personit të duhur. Në vend që të marrin kohën e tyre dhe të bëjnë pyetje rreth vlerave dhe qëllimeve, ata gjejnë një ose dy cilësi që u pëlqejnë në një takim dhe e konsiderojnë të mbyllur të mbyllur si çështje.

couple kissing paris

Peshqit

Peshqit jetojnë për dashurinë. Në momentin që mbyllin sytë për dikë dhe ndiejnë një shkëndijë, ata menjëherë imagjinojnë gjithë jetën e tyre së bashku. Peshqit priren të jenë ëndërrimtarë dhe romantikë, shpesh duke e parë dashurinë përmes një lenteje idealizmi që i shtyn ata në krijimin e marrëdhënieve. Kjo shenjë Uji është gjithashtu shumë empatike, që do të thotë se ata janë të mirë në krijimin e lidhjeve dhe “urave emocionale” me persona të tjerë.

Peshqit kalojnë me kënaqësi 12 orë në takimin e parë me një person dhe janë më të lumtur të flenë në shtëpinë e parnerit/es sesa vetëm në hapësirën e tyre. /Telegrafi/