Për një ushqyerje të shëndetshme dhe jo hiperkalorike duhen pasur parasysh shumë gjëra. Por është mirë të mos i kapërcejmë hapat
Pi shumë ujë dhe pije të tjera jokalorike
Njerëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë. Prandaj mund të marrësh kalori shtesë kur në fakt ajo që të duhet është një gotë me ujë të ftohtë.
Nëse nuk të pëlqen të pish thjesht ujë, shto një fetë limoni, apo sallatori ose përziej çajra me shije të ndryshme si ai i mangos dhe pjeshkës, të cilët kanë shumë shije, por pak kalori.
Mendo çfarë të shtosh, jo çfarë të heqësh
Mundohu që të konsumosh 5-9 racione frutash ose perimesh çdo ditë. Duket shumë?
Nuk është, sepse mund të përgatisësh një turli me pesë lloje perimesh dhe ja ku e kalon klasën, për më tepër që ia vlen, sepse në të njëjtën kohë merr sasinë e fibrave që të nevojitet dhe ngopesh më shpejt. Për mos të përmendur gjithë vetitë e tyre. Më shumë sesa 200 studime kanë dëshmuar cilësitë kuruese të elementeve të gjetura në këto ushqime.
Je vërtet e uritur?
Sa herë të vjen për të ngrënë, analizo nëse është uri apo thjesht ndjen një boshllëk në stomak që do ta mbushësh. Michelle May, autore e një libri të botuar në disa gjuhë për urinë, porosit që këto dy ndjesi nuk duhen ngatërruar. “N.q.s “gërryerja” nuk vjen nga uria e mirëfilltë, të ngrënit nuk do ta qetësojë kurrë atë,” thotë ajo. Kështu që kujdes me sasinë.
“Stomaku yt është vetëm sa grushti, kështu që ai do vetëm një grusht ushqim për t’u ndjerë rehat”, thonë dietologët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?