Tri rikthimet e mëdha të Barcelonës në Ligën e Kampionëve (Video)

Barcelona bëri historinë në ndeshjen e kthimit mbrëmjen e së mërkurës ndaj PSG në Camp Nou duke përmbysur humbjen e thellë 4-0 në Paris me një fitore 6-1, të arritur me tre gola të shënuar vetëm tetë minutat e fundit të ndeshjes.
Askush më parë në historinë e Ligës së Kampionëve nuk kishte arritur të përmbyste në ndeshjen e kthimit një humbje 4-0.
Në sezonin 2003-04, Milani dorëzohej në Riazor ku edhe pse kishte fituar në Itali 4-1, u mposht në Spanjë nga Deportivo 4-0.
Por emri i Barçës është i lidhur me përmbysje të tilla edhe pse jo të këtyre përmasave.
Në 1999-2000, ata humbnin ndeshjen 3-1 në Londër kundër Chelseat, ndërsa ndeshja e kthimit për anglezët rezultoi një tmerr i vërtetë, teksa u mundën 5-1 në Camp Nou.
Në sezonin 2012-2013 ishte Milani që vuajti përmbysjen e Barcelonës. Fitoi 2-0 në San Siro, por u dorëzua 4-0 në Camp Nou.
Përmbysja e parë
Ndeshja e parë: Chelsea - Barcelona 3-1
Ndeshja e dytë: Barcelona - Chelsea 5-1
Përmbysja e dytë
Ndeshja e parë: Milan - Barcelona 2-0
Ndeshja e dytë: Barcelona - Milan 4-0
Përmbysja e tretë
Ndeshja e parë: PSG - Barcelona 4-0
Ndeshja e dytë: Barcelona - PSG 6-1

















































