LAJMI I FUNDIT:

Tri lule për tavolinën tuaj të punës

Tri lule për tavolinën tuaj të punës

Në dorën tuaj është që të zvogëloni ekspozimin ndaj rrezatimeve të dëmshme me ndihmën e bimëve të cilat “ushqehen” me to dhe i thithin si sfungjer

Gjithsesi mbani në afërsi tabletë dhe kompjuterë.

Lulja e parë për zyrën tuaj është aloe vera. Me siguri pyesni përse? Aloe vera thith rrezatimet elektromagnetike të monitorit të kompjuterit tuaj dhe të aparatit celular, transmeton Telegrafi.


Aloe vera është stoli shumë e bukur për çdo zyrë dhe ajo që është më e rëndësishme nuk kushton shumë.

Ujitet një herë në javë dhe nuk i përshtatet ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit. E përsosur për zyrë.

Lulja tjetër është kaktusi. Ai është i lirë dhe mund ta blini në ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme.

Kaktusi i absorbon të gjitha rrezatimet e dëmshme në hapësirë të vogël.

Ndërsa lulja tjetër e cila duhet të zbukurojë tavolinën tuaj të punës është spatifilumi. Kjo lule është e njohur për shkak që ushqehet me rrezatime të dëmshme, andaj është ideale që ta vendosni pranë televizorit apo kompjuterit.

Është e thjeshtë për mirëmbajtje, ujitja e rregullt do të jetë kujdesi i mjaftueshëm për këtë lule, e cila nuk ka nevojë për shumë dritë. Ideale për zyrë.

Mbani në mend – këto tri lule janë të përsosura për dezinfektim të hapësirës. Meqenëse është mirë t’i mbani në zyrë, po ashtu është mirë t’i mbani edhe në shtëpi. /Telegrafi/