Tri ditë në Amsterdam: Muzetë, parqet dhe ndërtesat që duhet t’i vizitoni (Foto)

Amsterdami është vendi ideal për një shëtitje në qytet: ka shumë gjëra që mund t’i bëni e t’i shihni atje, plus historia e qytetit (e cila daton qysh në shekullin e 13’të), kultura tolerante dhe diversiteti etnik me të vërtetë se janë përvojë unike.
Itinerari i mëposhtëm tre-ditorë përfshin vizitimin e disa muzeve më të njohura në botë që gjenden në zemrën e qytetit; përfshin ecje mes shtëpive të ngushta tradicionale, etj., transmeton Telegrafi.
DITA E PARË NË AMSTERDAM
Pas një renovimi të gjatë 10-vjeçar, Rijksmuseum i ka hapur prapë dyert e veta në vitin 2013. Muzeu fokusohet në historinë dhe artin e Epokave të Mesme të cilat janë prezente edhe sot, ndërsa në të mund të shihni kryevepra nga piktorët me renome botërore, siç është ajo “The Night Watch” nga Rembrandt.
Rekomandohet ta vizitoni në orët e hershme të ditës, sepse periudhat më të qeta në këtë muze janë mes orës 09:00 dhe 11:00.

Pas muzeut mund ta vizitoni parkun Vondelpark i cili gjendet në mes të qytetit, vetëm disa blloqe larg Rijksmuseumit, dhe që ofron një hapësirë tejet të gjelbër që është e përsosur për një piknik të qetë pas një turi të mëngjesit në muze.

Pas piknikut mund të shkoni në muzeun e Van Goghut, i cili përmban veprat e piktorit Vincent van Gogh.
Disa nga veprat e tij që mund t’i shihni në atë muze, janë ‘Sunflowers’ dhe ‘The Potato Eaters’.

Shëtitjet në kanalet e Amsterdamit janë diçka që patjetër duhet t’i bëni kur jeni atje! Pas një dite të ngarkuar, përfundojeni ditën me një shëtitje relaksuese në kanalet e bukur të Amsterdamit dhe do të magjepseni nga perspektiva unike që ofrojnë ato. Rekomandohet t’i vizitoni pasi të bie terri, kur kanalet ndriçohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe krijojnë atmosferë magjike.

DITA E DYTË NË AMSTERDAM
Ditën e ditë vizitojeni Bejinhofin, i cili është vërtet një thesar i fshehur. I rrethuar nga shtëpitë interesante gjermane, ky ‘oborr’ që ofron pamje piktoreske dhe të paqes daton në vitet e vonshme të 1300’tave, dhe që nga atëherë koncepti i saj ka qenë krijimi i një komuniteti të grave që i ndihmojnë të varfrit.
Aty mund ta shihni edhe një shtëpi të drurit e cila është më e vjetra në qytet, pasi që është ndërtuar rreth vitit 1420.

Tregu i luleve në Bloemnmarkt është vendi i përsosur për ta blerë një dhuratë apo suvenir. Ky është i vetmi treg lundrues në botë, dhe përveç luleve të ndryshme të bukura që mund t’i gjeni, gjithashtu mund të gjeni edhe shumë lloje poçesh në të cilat mund t’i mbillni lulet. Rekomandohet që këtë treg ta vizitoni gjatë sezonit të verës dhe pranverës, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së dytë mund ta vizitoni edhe shtëpinë e Anne Frankut.
Historinë e Anne Frank shumica e njerëzve e dinë! Anne Frank ishte fshehur në një shtëpi të shekullit 17’të me familjen e saj kur Holanda ishte pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo dhe familja e saj kishin arritur të fshiheshin aty për mbi dy vjet para se të zbuloheshin dhe të depërtoheshin në kampe të përqendrimit. Anne Frank kishte shkruar ditar personal gjatë qëndrimit në atë shtëpi, dhe kur ishin zbuluar shkrimet e saja, shtëpia ishte shndërruar në muze dhe tani aty mund të mësoni shumë gjëra për historinë e saj përmes dokumenteve dhe dokumentareve historike.

Jordaani është ndër lagjet më të mira në Amsterdam, dhe përmban shumë kafene dhe restorante. Shëtitja në këtë qytet është mënyra më e mirë për ta ndjerë Amsterdamin e vërtetë!

Në orët e mbrëmjes gjatë ditës së dytë, mos qëndroni në hotel, por dilni dhe vizitojeni Distriktin e Dritave të Kuqe.
‘Rossebuurt’ vërtet ia vlen të vizitohet. Në plot kuptimin e fjalës është vend që dallon nga tjerët. Ky distrikt është shtëpi e shumë bordeleve dhe dyqaneve erotike, por njëkohësisht është edhe një nga zonat më të vjetra në qytet.

DITA E TRETË NË AMSTERDAM
Kisha Oude Kerk është një nga ndërtesat më të vjetra në Amsterdam e cila ende përdoret. Kjo kishë kalviniste njihet për karakteristikat e mahnitshme arkitekturale, tavanin e bukur të drurit, etj.

Posa ta keni vizituar kishën e lartcekur, merrni një taksi apo përmes busit shkoni në Pallatin Mbretëror të Amsterdamit, i cili është ndërtuar në shekullin e 17’të, ndërsa shumë shpejt ishte shndërruar në rezidencë të Louis Napoleonit (vëllait të Napoleonit) dhe kishte mbetur si pallat pas rënies së Perandorisë Franceze. Pallati gjendet në sheshin Dam – pra në zemër të qytetit – dhe është i hapur për vizitorët. Jo vetëm se do ta admironi arkitekturën e bukur të kësaj ndërtese, por edhe karakteristikat tjera që i posedon.

Në fund, përfundojeni udhëtimin në qytetin magjepsës duke e vizituar kompaninë e birrave ‘Heineken’.
Përderisa Heinekeni është një nga birrat më të njohura në botë, kompania kishte filluar si biznes i vogël familjar në vitin 1864. Për të mësuar më shumë për historinë dhe produktet e kësaj kompanie, shijojeni një vizitë të hollësishme në këtë kompani dhe shijoni birrat e shijshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Kur duhet të ndërroni sfungjerin e enëve?

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Këshilla për larjen e rrobave që në fakt nuk funksionojnë, shmangni këto truke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës