LAJMI I FUNDIT:

Trepça shënon fitoren e parë

Trepça shënon fitoren e parë

Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar.

‘Minatorët’ kanë shënuar fitoren e parë në udhëtim ndaj Boreas në Pejë me 10 pikë diferencë 78-88.

Më meritori për këtë fitore të mitrovicasve ishte basketbollisti amerikan i ardhur së fundmi në klub, Mark Williams.


Williams luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe realizoi 37 pikë duke bërë nëntë kërcime dhe duke dhuruar pesë asistime.

Basketbollistët tjerë të Trepçës që kishin paraqitje të mirë në këtë takim ishin edhe Musab Mala që shënoi 18 pikë dhe Burim Zekiqi me 17 të tjera.

Ndërkohë për vendasit, Blendi Matoshi me 19 pikë dhe Allen Idrizaj me 17 të tjera ishin koshashënuesit më efikas tek pejanët.

Kujtojmë që pas kësaj fitore, si Trepça ashtu edhe Borea kanë bilanc të njëjtë me nga një fitore dhe katër humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori