Në një ndeshje fantastike Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:76 (10:25, 25:14, 28:22, 20:17), për tu kualifikuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.
Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 4:16 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 10:25.
Verdhezinjtë vazhduan me lojë shumë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi në 20 pikë, 11:31, por nga ky moment mitrovicasit hyn në një seri të jashtëzakonshme, duke afruar shifrat në 33:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 35:37.
Lojë shumë rivalizuese u zhvillua në periodën e tretë, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, duke luftuar për çdo top dhe duke e bërë sfidën shumë interesante, e padyshim një nga më të mirat e këtij edicioni.
Pejanët kishin epërsi në gjashtë pikë, 49:55, e më pas rikthehen ‘Xehetarët’ për të barazuar rezultatin në 55:55 dhe duke kaluar në epërsi 63:57, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:59. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mbrojtje të fortë dhe një luftë të vërtetë, për të bërë sfidën shumë dramatike.
Pesë minuta nga fundi rezultati ishte 73:70, por në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me rezultat 83:76, për tu kualifikuar në finale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 20:00.
Te Trepça u dalluan Amin Hot me nëntë pikë, nëntë kërcime, dhjetë asistime, Taurus Cockfield me 14 pikë e dhjetë kërcime dhe Corban Collins me 17 pikë, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë e 11 kërcime dhe Dardan Berisha me 17 pikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë