Shkalla e lëndimeve është ende e paqartë, por fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë vagona të dalë nga shinat dhe të përmbysur.

Një ka vdeur dhe disa persona u lënduan kur një tren pasagjerësh u përplas me një automjet në një kalim pranë qytetit Tinglev në Danimarkën jugore.


Një numër i madh shërbimesh emergjente janë në vendngjarje dhe portali lokal i lajmeve TV2 tha se kanë vendosur dronë dhe qen kërkimi.

Kompania përgjegjëse për operimin e rrjetit hekurudhor të Danimarkës, Banedanmark, tha se aksidenti ndodhi kur treni u përplas me një automjet në një kalim hekurudhor në nivel.

“Na nevojitet qetësi në vendngjarje dhe personat e paautorizuar duhet të qëndrojnë larg”, tha policia.

Ndryshe, autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkakun e aksidentit dhe hetimet janë në vazhdim. /Telegrafi/