Edhe jeta e yjeve më të mëdha botërore nuk ka jenë e lehtë, ndërsa tregimi për Jennifer Aniston është dëshmi se përpjekjet dhe besimi në vetvete, në fund shpaguhen. Prej se u shfaq në rolin e Rachel Green në serialin “Friends” në vitin 1994, ajo u bë emër i njohur.
Ajo ka shumë fansa, mirëpo edhe ata nuk dinë shumëçka për të. Duke nisur nga punët që i ka bërë para se të bëhej e famshme e deri te muaji i përbashkët i mjaltit me miq – jua sjellim disa fakte për aktoren 51 vjeçare:
Prindërit e saj ishin aktorë, por nuk e mbështetën kur e zgjodhi këtë profesion

Babai John Aniston dhe nëna Nancy Dow ishin aktorë të njohur, mirëpo nuk e mbështetën vendimin e vajzës së tyre për t’u marrë me aktrim.
Babai i saj i kishte thënë të merrej me çfarëdo pos industrisë së filmit, ndërsa e kishte këshilluar që të bëhej avokate. Për më shumë, prindërit ia kishin kufizuar shumë kohën para televizorit.
Ka bërë punë të ndryshme para aktrimit

Pasi kishte luajtur disa role të vogla në teatrin e shkollës së mesme, Aniston vazhdonte të shkonte në audicione në New York dhe në Los Angeles, ndërkohë që bënte punë të ndryshme.
Puna më e vështirë që ka bërë, sipas saj, ishte korriere me biçikletë në New York në moshën 19 vjeçare. Madje nuk kishin munguar edhe aksidentet në komunikacion gjatë asaj periudhe.
Më pas kishte shpërndarë akullore dhe kishte punuar si kameriere. Pasi u zhvendos në Hollywood, filloi të punonte si operatore në telemarketing, ndërsa më pas filloi të fitonte role filmike.
Në shkollë të mesme dukej si gotike

Ajo aktualisht është një prej yjeve kryesore në Hollywood, por në shkollë të mesme gjërat ishin ndryshe.
Jennifer ka thënë se “shkolla e mesme ishte tragjike” dhe se asokohe kishte bërë eksperimente të ndryshme me dukjen e saj. Asaj nuk i interesonte të dukej bukur, por të ishte një lloj rebeleje me pamje gotike.
Ka luajtur në katër seriale para “Friends”

Para rolit të Rachel Green që e bëri të famshme, Jennifer ka qenë pjesë e katër serilave të shkurtra komike. Si 21 vjeçare ka luajtur në serialin “Molloy” (së bashku me Mayim Bialik, aktoren e njohur nga komedia televizive, “The Big Bang Theory”).
Në vitin 1990 luajti në serialin “Ferris Bueller”, kurse më pas në skeç komeditë, “The Edge” (1992) dhe “Muddling Through” (1994).
Refuzoi të luante në “Saturday Night Live”, në mënyrë që të ishte në “Friends”

Anën e saj komike, Aniston e kishte treguar shumë herët dhe ishte pranë që të luante në serialin e popullarizuar me skeçe komike, “Saturday Night Live”.
Ylli i njohur i kësaj serie, Adam Sandler, ka treguar gjatë një bashkëbisedimi me Oprah Winfrey se Jennifer e kishte refuzuar rolin për të qenë pjesë e “Friends” dhe nuk ka gabuar.
Në garë për rolin e Rachel ishte edhe dikush tjetër

Sot është vështirë të imagjinohet dikush tjetër në rolin e Rachel Green, mirëpo Aniston ka treguar se për pak sa nuk e kishte ndërruar rolin me Courteney Cox.
Aktorja ka thënë se producentët donin që Cox ta luante Rachelin, mirëpo ajo e kishte dashur rolin e Monicas. Edhe Jennifer e donte rolin e Rachel, prandaj producentët vendosën sipas kërkesës së aktoreve dhe gjithçka shkoi për mrekulli.
E urrente stilin e saj të flokëve

Gjatë të nëntëdhjetave, femrat në gjithë botën e kopjonin “stilin e flokëve të Rachelit”, të cilin ajo e kishte gjatë episodeve të para të serialit.
Edhe pse për shumëkënd, flokët e saj ishin frymëzim, vet aktorja e urrente modelin e popullarizuar të saj. Më vonë, Aniston e kishte kritikuar stilistin Chris McMillan duke thënë se ai stil flokësh kishte qenë më i keqi që ka pasur.
Turpërohet nga rolet e para
Ajo sot është mbretëreshë e komedive romantike dhe ka rezultuar e suksesshme në zhanre tjera, duke e përfshirë edhe dramën. Megjithatë, roli i saj i parë filmik ka qenë në horrorin “Leprechaun”, për të cilin thotë se ndihet e turpëruar.
Ka marrë pjesë në disa videoklipe muzikore
Jennifer Anistonin mund ta shihni në tri videoklipe të ndryshme muzikore. Në klipin e këngës “Walls (Circus)” nga Tom Petty dhe “Heartbreakers” (1996). Pastaj “I Want To Be In Love” nga Melissa Etheridge (2001) dhe natyrisht në “I’ll Be There For You” të grupit “Rembrandts” që në fakt është realizuar për serialin “Friends”.
Vuan nga disleksia

Aktorja ka pranuar se gjithmonë ka zhvilluar një luftë me edukimin dhe mësimin, derisa në të njëzetat është diagnostikuar me disleksi (çrregullim i të lexuarit dhe të kuptuarit e asaj që lexon).
Për ta kompensuar problemin e saj, ajo ishte përpjekur që t’i bënte njerëzit të qeshnin kur ishte në shkollë.
Përvoja traumatike nga fëmijëria e ka bërë që të ketë frikë nga uji
Aniston ka treguar se e kishte pasur shumë të vështirë që t’i xhironte skenat e filmit “Cake” (2015), sepse ka frikë shumë të madhe të qëndrojë nën ujë.
Si fëmijë, kishte rënë në pishinë në përpjekje për ta mbajtur triçikletën e saj, ndërsa e ka shpëtuar vëllai. Që atëherë ka frikë nga uji.
Muaji i mjaltit me Justin Theroux ishte në fakt udhëtim grupor me miqtë e ngushtë

Në vend që të niseshin në një muaji mjalti tradicional pas martesës në vitin 2015, Jennifer dhe burri i atëhershëm, Justin Theroux, e festuan martesën duke i marrë me vete edhe miqtë e tyre të ngushtë.
Chelsea Handler, Jason Bateman dhe Courteney Cox i kishin shoqëruar në pushimoren Four Seasons në Bora Bora.
Ka folur haptas për rëndësinë e terapisë në jetën e saj

Gjatë promovimit të filmit “Dumplin” (2018), Aniston ka thënë se raportet jo të mira me nënën e saj i kishin ndihmuar për rolin në këtë film. Në të njëjtën kohë, ajo ka pranuar se me vite të tëra kishte shkuar në psikoterapi për t’i tejkaluar problemet mendore.
Edhe pas ndarjes me Brad Pitt kishte vazhduar të shkonte te psikologia, e cila kishte ndërruar jetë papritur pikërisht në periudhën e vështirë jetësore të aktores. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës