Rastësisht u përputhën dy festa, në të njëjtën kohë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilat po festoheshin me të njëjtin flamur. Tifozët “kuqezi” dhe Lëvizja e dikurshme “Vetëvendosje” e shndërruar së fundmi në parti, po festonin fitoren e futbollistëve shqiptarë në Izrael, në një ndeshje të cilën mediat e atjeshme e quajtën turpërimin më të madh të shekullit për futbollin e tyre. Po festonin edhe promovimin e “Vetëvendosjes” si partisë më të fuqishme politike në vend, pavarësisht se koalicioni PAN kishte arritur të marrë pak më shumë vota, por larg asaj që po shpresonte.
Pakkush e ka pritur një fitore aq të thellë në terren të huaj, por ekipi i udhëhequr nga rilindësi i fundit shqiptar, De Biasi, e “shembi” për toke kundërshtarin i cili pak është të thuhet se e kishte humbur rrugën në oborrin e vet. Ngjashëm i hutuar po dukej edhe koalicioni i madh i paralajmëruar si fitues i sigurt i zgjedhjeve nacionale 2017, me vet faktin se u bashkuan në një koalicion ata të cilët deri dje ishin të ndarë, të armiqësuar gati, edhe pse me gjasë as vet nuk i dinin arsyet përpos akuzave reciproke për mos durim personal të liderëve dhe regjioneve. Pra, edhe koalicioni i madh dukej se e kishte humbur rrugën në shesh.
Edhe “Vetëvendosja”, përkundër paralajmërimeve nga monitoruesit nga radhët e OJQ-ve të cilat, tradicionalisht, veç pak dit përpara zgjedhjeve hidhen në veprim, fitoi furishëm në Ferizaj, Kaçanik, Gjilan, Prishtinë e shumë lokalitete ku së paku, sipas medias, konsideroheshin si bastione të tjerëve. Festa me flamuj kuqezi ishin pra e përbashkëta e këtyre dy fitoreve që po festoheshin në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkohë që humbja në Shkodër u kalua pa vërejtur. Ndoshta për herë të parë, pas lufte, flamuri kuqezi fitoi legjitimitet dhe nuk u kontestua nga politika e cila mendonte se nuk ka vija të kuqe, se mund të mohohej çdo gjë – përfshirë edhe identitetin – për përfitime politike.
Pra, e vetmja befasi e kësaj të diele që iku ishte fitorja e thellë e përfaqësueses shqiptare në Izrael. Në politikë nuk kishte befasi. Nevoja për ndryshime ka kohë që ishte artikuluar dhe po shtyhej për më vonë vetëm me lojëra numrash, në Parlament, dhe me institucionet e tjera kushtetuese. Politika u shndërrua në matematikë të thjeshtë, pa parime dhe pa identitet. Vija e kuqe përtej së cilës vështirë se mund të shkohet, pa e mohuar vetveten, u vendos pra gjatë legjislacionit të kaluar me një sakrificë të qytetarëve dhe opozitës.
Kur jemi te befasia, nuk ishte aspak befasi humbja e kombëtares së Kosovës nga Turqia e cila ishte e pritur, duke pasur parasysh shumë faktorë. Sidomos, duke pasur parasysh historinë. Pa keqkuptime, këtu po flas për historinë e futbollit dhe të ndeshjeve ndërmjet dy ekipeve tona. Nuk po mendoja aspak për vargun e pafund të sulltanëve të dikurshëm apo të tashëm modernë që janë implikuar në jetën tonë. Nuk po mendoja as për (krye)vezirët e shumtë shqiptarë të perandorisë, për shkak të numrit të madh të cilëve shpeshherë të tjerëve u dukemi si bashkësundues në perandorinë e madhe, e madje edhe bashkëfajtorë nëpër librat e historisë së fqinjëve tanë mbi të cilin “faj” ata edhe e mbështesin idenë e tyre të lirisë dhe hakmarrjes. Pra, humbëm nga (ar)miqtë tanë shekullorë, prej të cilëve jemi mësuar të humbim. Pas këtyre zgjedhjeve dhe përvojës së krijuar, pas thyerjes së egos sportive, kjo do të reflektohet edhe në politikë dhe jetën shoqërore. Kjo i “legjitimon” dhe i bënë normale edhe faturat e fryra të KEDS-it, korrupsionin apo ndjenjën e keqe kur në aeroportin e Prishtinës ndihesh si i huaj. Kështu ndihen me gjasë komunitetet me probleme identiteti dhe me elita të korruptuara.
Kështu, duke pasur parasysh politikat e deritashme vëllazërore të elitave politike, është vështirë të thuhet se kush ishte mysafir e kush nikoqir në stadiumin e bukur në Shkodër. Sido që të ketë qenë, kjo lojë u hesht
Sido që të jetë, as matematika zgjedhore nuk ishte befasi. Në njëfarë mënyre të gjithë dukeshin të gëzuar. Edhe “Vetëvendosje” e cila po festonte në sheshin “Zahir Pajaziti”, edhe PDK-ja e cila nga mesnata e tutje festoi në sheshin “Skendërbeu” duke djegur qiellin me fishekzjarrë, edhe LDK-ja e cila sipas disa komentuesve të Facebook-ut festoi në gjirin familjar! Të gjithë e deklaruan fitoren.
“Të gjithë kemi fituar”, tha lideri i PAN-it, “edhe pozita edhe opozita”.
Ndërkohë, LDK-ja, edhe pse nuk festoi në sheshin “Nëna Terezë” ku pritej të festonte sipas frymës që përfaqëson, apo në Sheshin “Ibrahim Rugova”, nuk festoi edhe pse u deklarua se nuk ndihet humbësja më e madhe. Madje, me deklarimet e veta lë të kuptohet se nga ajo varet formimi i Qeverisë.
Këtu, të dashur lexues, prapë hyn në punë historia, sidomos ajo më e re kur besimi në mes palëve është në minimum. Të gjithë urojnë që LDK të mos deklarojë se me cilën parti në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në koalicion paszgjedhor!
Mundësitë për kombinime rreth formimit të qeverisë së ardhshme kanë mbetur të gjitha të hapura. Tregtarët me votë, menjëherë pas orës njëzetekatër, janë bërë të gjallë në tregun e votës së lirë, apo tregun e lirë të votës. Tregu, si gjithçka në vend, është informal, por tolerohet nga faktori ndërkombëtar dhe nga qytetarët. Epo, industri nuk kemi! Nejse, tregu po i formon pakot e ofertave. Pakot duket se janë individuale, grupore dhe kolektive. Loja shpërblyese, ku fitohen banesa, xhipa, dhe benefite tjera në formë postesh dhe punësimesh, përfshihen në pako. Tash, ata që janë në tezgë e dinë se për të ngritur çmimin, fillimisht duhet thënë “JO”. Prokurorët, të kërcënuar nga ndryshimet e mundshme, ja kanë futur gjumit për të pasur alibi se nuk kanë parë as dëgjuar asgjë. Diplomatët, nga Olimpi, sugjerojnë të mos përsëritet hera e kaluar.
“Formojeni qeverinë shpejt”, thonë ata.
Analistët e (pa)varur, gazetarët (jo)profesionistë të cilët aderuan me bujë, nëse megjithatë kanë marrë votat e nevojshme, vështirë se do të rrinë brenda shabllonit, sepse çmimi i mirë e kthen ujin përpjetë në politikën dhe mediat e (pa)varura kosovare. Nëse nuk kanë marrë votat e nevojshme, për deputet, shumë shpejt do të kthehen sërish të pavarur nëpër mediat e (pa)varura dhe do të bëjnë pazare.
Kur jemi te pazaret, dihet kush i ka edhe paratë. Paratë e tona në xhepat e tyre. Do të na blejnë me paratë tona, nëse nuk hasin në vija të kuqe…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi