LAJMI I FUNDIT:

Tregu aziatik favorizon produktet kosovare

Tregu aziatik favorizon produktet kosovare

Roli dhe influenca e ambasadorëve shqiptarë jashtë vendit tonë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi që prezantimi i kulturës shqiptare po bëhet gjithnjë e më i vlerësuar, duke filluar nga muzika, sporti e sipërmarrja.

Mirëpo, rëndësi të madhe padyshim se ka edhe prezantimi i kompanive kosovare jashtë vendit, të cilat përpos se kanë një shtrirje të madhe në Kosovë dhe në vendet fqinje, tanimë ato po e prezantojnë vendin tonë në shumë vende të Evropës, por jo vetëm.

Prezenca e tyre arrin deri në kontinentet e largëta, siç është Amerika dhe Azia.

Ndër kompanitë që eksportojnë tash e shumë vite, është edhe “Ujë Rugove”. Përpos që viteve të fundit “Ujë Rugove”, ka arritur të jetë prezent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kinë, në Zvicër, në Gjermani, në Shqipëri, etj., tanimë ky ujë ka arritur edhe në Azinë Perëndimore, respektivisht në Kuwait.

Distribuimi i produkteve kosovare jashtë vendit është një indikator i rëndësishëm i cilësisë dhe i vlerave që bart vendi ynë, kështu duke u bërë edhe konkurrentë me kompani vendore të shteteve të lartpërmendura.

Me këtë rast, vlen të potencohet edhe vlera e eksporteve të Kosovës gjatë vitit të kaluar, e cila ka rezultuar në rritje prej 19.2%, gjë që paraqet rëndësinë e çdo eksporti të ri në bilancin tregtar të Republikës së Kosovës.