LAJMI I FUNDIT:

Tregtia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ‘zhytet’ pas BREXIT-it, duke dëmtuar ekonominë britanike

Tregtia midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ‘zhytet’ pas BREXIT-it, duke dëmtuar ekonominë britanike

Tregtia e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian ka shënuar rënie në janar ndërsa largimi i Britanisë nga blloku dhe kufizimet e përhapura të coronavirusit i dhanë një goditje të dyfishtë ekonomisë së vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, eksportet e mallrave në BE ranë 40.7% nga një muaj më parë dhe importet ranë 28.8%, tha të premten Zyra për Statistikat Kombëtare.

Këto shifra kontribuuan në një rënie prej 2.9% muaj në muaj të prodhimit të përgjithshëm ekonomik.


Britania u largua nga tregu i vetëm Evropian më 1 janar, duke i dhënë fund pothuajse gjysmë shekulli të tregtisë së lirë dhe duke vendosur tarifa, rritje të kërkesave për dokumente dhe vonesave të kufijve në të dy anët e Kanalit Anglez.

Ndërsa rënia e tregtisë u rrit me grumbullimin e rezervave përpara rregullave të reja, ekonomistët thanë se shkalla e rënies reflekton përçarjen e shkaktuar nga Brexit.

“Rënia e ndjeshme e eksporteve të mallrave nga Mbretëria e Bashkuar në BE, veçanërisht në krahasim me tregtinë jo-BE, ofron një tregues ogurzi të dëmit që po i bëhet tregtisë pas Brexit”, ka thënë Suren Thiru, kreu i ekonomisë për Dhomat e Tregtisë Britanike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori