LAJMI I FUNDIT:

Tregtia botërore e BE-së bie për shkak të pandemisë COVID-19

Tregtia botërore e BE-së bie për shkak të pandemisë COVID-19

Eksportet e Bashkimit Evropian vazhduan të bien në muajin qershor në mes të pandemisë COVID-19.

Siç bë bën të ditur Zyra evropiane e Statistikave, mbi baza vjetore, eksportet e bllokut ranë me 9.6 për qind në 154.4 miliardë euro në muajin qershor dhe 12.4 për qind në 921.6 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit 2020.

Në muajin qershor, importet e BE-së ishin 133.7 miliardë euro ndërsa suficiti i tregtisë së jashtme ishte 20.7 miliardë euro, përcjell Telegrafi.


Tregtia brenda BE-së gjithashtu ra me 6.4 për qind duke arritur në 235.4 miliardë euro në muajin qershor.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, bilanci i tregtisë së jashtme të bllokut postoi 74.1 miliardë euro tepricë nga 81.5 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Bilanci i tregtisë nga vendi në vend tregon se BE-ja shkaktoi deficitin më të madh me Kinën, afër 87.9 miliardë euro ndërsa tepricën më të lartë me SHBA-të 66.5 miliardë euro, për të njëjtën periudhë.

Në Eurozonë, eksportet ekstra ranë me 10 për qind në 170.3 miliardë euro në muajin qershor dhe me 12.7 për qind në 1.01 trilionë euro në gjysmën e parë të vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori