Nëse do të dëshironit t’ia mësonit të gjitha sekretet e klitorisit, thuaji me këto fjali.
Më ndez kur me gishta butësisht më fërgon klitorisin
Nëse rastësisht në këtë gjë nuk ka qenë edhe aq i shkathët, pikërisht me këtë fjali ia keni bërë me dije se çka saktësisht do të duhej të bënte. Sidoqoftë, rezultati një me zero për ju.
Dëshiroj të më shikosh derisa përkëdhelem, pastaj ti do të vazhdosh
Bandillët janë tipa jashtëzakonisht vizualë, kështu që kur një herë shohin dhe i kuptojnë lëvizjet të cilat i dëshironi, e kanë shumë më të lehtë edhe vetë t’i mësojnë, transmeton Telegrafi.
Lyej gishtat me lubrifikant dhe m’i vë poshtë
Nëse e ndërmerrni iniciativën, kjo do të jetë për të shumë seksi, ndërkaq dora juaj e cila udhëheq dorën e tij do ta çojë në të gjitha sekretet e kënaqësisë.
Klitorisi është shumë i ndjeshëm dhe më së shumti kënaqem kur ma prek butësisht
Kur do t’i thoni qartë dhe zëshëm se çka saktësisht dëshironi, do t’i hiqni të gjitha dyshimet dhe pasiguritë nga koka e tij.
Nuk mund të përjetoj orgazmën pa stimulim klitorisi
Bëjani me dije që pa stimulim klitorisi puna mbetet në gjysmë dhe do ta kuptojë që duhet të angazhohet më shumë. /Telegrafi/