Merkuri retrograd solli sfida të forta emocionale dhe komunikimi gjatë gjithë ciklit të tij. Për tre shenja të zodiakut tani nisin ndryshimet pozitive

Merkuri retrograd këtë herë na ka “shëtitur” nëpër kaos, prishje raportesh, keqkuptime, vonesa, drama emocionale, konflikte, lot, nervozizëm… gjithçka në një paketë të vetme! Por ashtu si çdo cikël retrograd që përfundon, edhe ky tashmë po hap rrugë për lehtësim dhe këtë do ta ndiejnë veçanërisht të lindurit në tre shenjat e mëposhtme.


Sapo Merkuri të përfundojë “rikthimin në të shkuarën” dhe të kthehet në lëvizje direkte, këto tre shenja do të përjetojnë një çlirim të pabesueshëm, sikur dikush t’u heqë një barrë të rëndë nga shpatullat. Më në fund do të mund të marrin frymë lirisht, të shohin më qartë dhe të ecin përpara. Ja cilët janë fatlumët që do të përjetojnë kthesën pozitive.

Luani - Rikthimi i vetëbesimit dhe energjisë së mirë

Luanët gjatë Merkuri retrograd e kishin ndjesinë sikur dikush i mbante pezull. Detyrat e shtyra, njerëzit që vonoheshin, kaosi në punë dhe luhatjet emocionale, gjithçka dukej sikur ishte kthyer kundër jush. Por tani nis momenti juaj i artë! Fokusi rikthehet, kreativiteti rritet, merrni një përgjigje të qartë për një çështje që ju ka munduar dhe vjen një mundësi apo vlerësim i rëndësishëm që e keni pritur. Do të ndiheni sërish në elementin tuaj të guximshëm, të shkëlqyeshëm dhe të pathyeshëm, transmeton Telegrafi.

Virgjëresha - Mendime më të lehta, më pak shqetësime, më shumë rend

Nëse dikush e ka vuajtur më së shumti kaosin mendor të Merkurit retrograd, ato kanë qenë Virgjëreshat. Keqkuptime, informacion i pasaktë, njerëz që nuk ju dëgjonin, ndjesi mjegullimi… gjithçka që Virgjëresha e urren. Por po vjen një kthesë totale! Së fundi do të arrini të sistemoni jetën, planet, dokumentet, do të bëni marrëveshje të qarta, të zgjidhni një mosmarrëveshje familjare ose profesionale dhe do të përjetoni një lehtësim të thellë sikur mjegulla të bjerë nga mendja. Do të riktheheni në versionin tuaj më të mirë, të saktë, të zgjuar dhe të fokusuar.

AKREPI - Zgjim force dhe çlirim emocional

Akrepat e përjetuan këtë fazë të Merkurit retrograd përmes emocioneve të forta, rikthimit të personave nga e kaluara dhe tensioneve të vazhdueshme. Ka qenë e lodhshme, e rëndë dhe energjikisht e rraskapitur. Por tani vjen momenti kur gjithçka fillon të zgjidhet. Po ju vjen çlirim emocional, vendime të qarta që ju heqin barrën e së shkuarës, përmirësim financiar dhe lajme pozitive nga një person që mendonit se kishte dalë përfundimisht nga jeta juaj. Do të ndjeni sërish fuqinë tuaj të brendshme, të thellë, magnetike dhe transformuese.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Merkuri retrograd ka qenë i lodhshëm, por për Luanët, Virgjëreshat dhe Akrepat tani nis periudha e qartësisë, ekuilibrit dhe përparimit. Merrni frymë thellë - Universi po hap dyert që deri dje dukeshin të mbyllura! /Telegrafi/